Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kryetari Kastrati uron për Ramazan besimtarët mysliman

2010/08/09 - 12:00

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët mitrovicas për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke u lutur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët mitrovicas për muajin e madhërishëm të Ramazanit, duke u lutur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Njëkohësisht ai  shpreh besimin se ky muaj i madhërishëm do të shtoj qetësinë në zemra dhe do të rris solidaritetin e tolerancën mes njerëzve.
Kryetari Kastrati shfrytëzon këtë rast që t’ju njoftoj dhe t’ju ftoj për iftar që do të shtrohet për  çdo natë të Ramazanit, në tendën e vendosur pranë Xhamisë së Zallit. Ai falënderon kryetarin  e komunës së Inegolit të Turqisë, Alinur Aktash, që ka mundësuar realizimin e këtij projekti për qytetarët e Mitrovicës, ku për çdo natë do të shtrohet iftar për 500 veta.
Kryetari Kastrati gjithashtu falënderon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Inegol, komunë kjo me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar, për kontributin e tyre në thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal.