Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kuvendi aprovoi Kornizën afatmesme buxhetore të Komunës për periudhën 2012-2014

2011/07/01 - 12:00

Me disa vërejtje, sugjerime dhe propozime, këshilltarët e Kuvendit të Komunës kanë miratuar edhe Kornizën Afatmesme buxhetore të Komunës për periudhën 2012/2014. Me këtë kornizë planifikohet që në vitin 2012 buxheti i komunës të jetë 20.041.072 euro, kurse parashihet që në viti 2013 at të jetë 20.642.304 euro dhe në vitin 2014 21.261.573 euro.

Nën drejtimin e kryesuesit Rrustem Musa dhe në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e vet të 17-tën me radhë, të rregullt.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë miratuar Rregulloren mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesën e tarifave për rregullimin e tokës ndërtimore. Tarifat e miratuara caktohen me qëllim të kompensimit të shpenzimeve të Komunës për ndërtimin, përmirësimin, zgjerimin ose riparimin e infrastrukturës komunale. Rregullorja do të jetë në diskutim publik në mënyrë që qytetarët të japin vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre. Me këtë rregullore  tarifat janë zvogëluar në krahasim me periodën e mëparshme.
Me disa vërejtje, sugjerime dhe propozime, këshilltarët e Kuvendit të Komunës kanë miratuar edhe Kornizën Afatmesme buxhetore të Komunës për periudhën 2012/2014. Me këtë kornizë planifikohet që në vitin 2012 buxheti i komunës të jetë 20.041.072 euro, kurse parashihet që në viti 2013 at të jetë 20.642.304 euro dhe në vitin 2014 21.261.573 euro.
Në këtë mbledhje, kuvendarët aprovuan edhe Planin e  veprimit për Komunën e Mitrovicës për transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e bërjes së buxhetit komunal; Qarkoren buxhetore për komunat Nr. 2012/01; Vendim për emërtimin e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë me emrin “Dr. Nexhat Quni”; Konkluzionin lidhur me marrëveshjen e Komunës me KFOR-in Francez për dorëzimin e pasurive të lëvizshme të vendosura në Kampin “Belvedere”  dhe Informatën për gjendjen në shëndetësinë e Komunës.