Kuvendi i Komunës aprovoi projekt-rregullores komunale për tatim në pronë
2010/09/28 - 12:00
U aprovua Rregullorja komunale për tatim në pronë
Mitrovicë, 28 shtator
Kuvendi i Komunës, në mbledhjen e rregullt, të 10-tën me radhë, drejtuar nga Rrustem Musa, kryesues i Kuvendit, mbajtur të martën, më 28 shtator, aprovoi edhe Rregulloren komunale për tatim në pronë; Vendimin për të autorizuar Kryetarin e Komunës për gjetjen e mundësive për shndërrimin e statusit juridik të N.Sh. “Stacioni i autobusëve”, në Ndërmarrje publike; Vendimin për dhënien në shfrytëzim (qira) të tokës ndërtimore, me destinim për ndërtimin e objekteve afariste; Vendimin për dhënien me qira të tokës ndërtimore, me destinim për vendosjen e objekteve të përkohshme të tipit montues/demontues-barnatore; Vendimin për dhënien me qira të lokacioneve për vendosjen e objekteve të përkohshme të tipit butik-postë, si dhe aprovoi Raportin e Panelit përzgjedhës për anëtarët e komiteteve konsultative të Kuvendit të Komunës.