Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Kuvendi i Komunës miratoi buxhetin për vitin 2012 në shumë prej 18.533.48400 euro

2011/09/25 - 12:00

Buxheti i aprovuar nga këshilltarët e që është buxheti më i madh deri tash i komunës, në vitin 2012 do të jetë 18.533.484,00 euro. Shuma e mjeteve të buxhetit të siguruara nga grandi qeveritar është    16.633.484,00  euro, kurse nga të hyrat vetjake është 1.900.000,00 euro. Nga shuma e tërësishme e buxhetit prej 18.533.484,00 euro, për Administratën Komunale do të ndahen 7.338.185,00 euro,  për Shëndetësinë  primare 4.116.486,00 euro;  për shëndetësinë sekondare   989.935,00  euro;  për Arsimin  fillor dhe të mesëm 8,064,621.00 euro.

Pas shumë diskutimesh, me ç’rast u dhanë kryesisht vlerësime pozitive, por edhe u bën vërejtje dhe sugjerime parimore, Kuvendi i Komunës, në mbledhjen e vet të rregullt, të 20-tën me radhë, drejtuar nga Rrustem Musa, kryesues dhe në prani të kryetarit të komunës, Avni Kastrati,  me shumicë votash, aprovoi buxhetin e komunës për vitin 2012 dhe parashikimet vitet 2013-2014. 
Kryetari i komunës Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Gani Shala, kanë sqaruar para këshilltarëve mënyrën e hartimit të buxhetit, procedurat e ndjekura të parapara me ligj dhe prioritetet parapara në shpenzimin e mjeteve buxhetore. Ata kanë thënë se buxheti është paraparë të shpërndahet ashtu që të përmbush nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe se për investimet kapitale do të ndahet shuma më e madhe e mjeteve. Për këtë arsye, ata dhe shumë këshilltarë e kanë quajtur buxhet zhvillimor e jo shpenzues.
Ndërkaq, drejtorët e drejtorive komunale, posaçërisht ai i Drejtorisë për infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, ju kanë përgjigjur këshilltarëve në interesimet e tyre lidhur me projektet e propozuara për realizim për vitin 2012.
Këshilltarët e shumtë që morën pjesë në diskutim, kanë bërë propozime konkrete lidhur me disa projekte, duke kërkuar që disa sosh të lihen për një kohë tjetër dhe në vend të tyre realizohen projektet për të cilat ata mendonin se janë më prioritare për realizim. Një numër i madh i këtyre propozimeve u aprovuan në mbledhje, ndërsa për të tjerat mbeten që të parashihen për realizim në vitet në vijim.
Buxheti i aprovuar nga këshilltarët e që është buxheti më i madh deri tash i komunës, në vitin 2012 do të jetë 18.533.484,00 euro. Shuma e mjeteve të buxhetit të siguruara nga grandi qeveritar është    16.633.484,00  euro, kurse nga të hyrat vetjake është 1.900.000,00 euro.
Nga shuma e tërësishme e buxhetit prej 18.533.484,00 euro, për Administratën Komunale do të ndahen 7.338.185,00 euro,  për Shëndetësinë  primare 4.116.486,00 euro;  për shëndetësinë sekondare   989.935,00  euro;  për Arsimin  fillor dhe të mesëm 8,064,621.00 euro.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Kuvendit të Komunës, aprovuan edhe ndryshimet e propozuara në Statutin e Komunës, kështu që tani e tutje Kuvendi i Komunës do të ketë 14 drejtori komunale, në vend të 11  sa ishin më parë. 
Këshilltarët u njoftuan se Komisioni Statutar në mbledhjen e mbajtur më 8.07.2011, pasi i ka shqyrtuar rekomandimet  dhe sugjerimet që kanë dalur nga debate publik i organizuar lidhur me ndryshimin  dhe plotësimin e Statutit të Komunës, i ka propozuar KPF-së që të miratoj ndryshimet dhe plotësimet e arsyeshme dhe me vend, të bëra gjatë debatit publik.
Po ashtu, këshilltarët, me disa vërejtje të vogla, aprovuan edhe Rregulloren mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesën e tarifave për rregullimin e tokës ndërtimore dhe Rregulloren  për tatimin në pronë për vitin 2012.
Që në fillim të mbledhjes, kur duhej të votohej rendi i ditës, disa nga këshilltarët kërkuan që kryetari i komunës, t’i njoftoj ata për zhvillimet e fundit që po ndodhin në komunë dhe në veriun e vendit, gjë që u përkrah nga të gjithë.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ju tha këshilltarëve gjendja në përgjithësi është e qetë dhe pa incidente të rënda, por gjithsesi e tensionuar dhe me mundësi të përkeqësimit, për shkak të veprimit të strukturave paralele serbe dhe ekstremistëve serbë në veri të qytetit e të vendit, të cilët po e kundërshtojnë shtrirjen e sovranitetit dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.
Ai tha se komuna  i ka përcjell më vëmendje dhe rregullisht këto zhvillime, duke mbajtur disa takime të Komitetit për Siguri Lokale, por edhe duke biseduar me përgjegjësitë për siguri. Mirëpo, tha ai, komuna ka pak mundësi që të bëjë më shumë, pasi çështjet e sigurisë janë në komptencë të institucioneve më të llarta të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
Megjithëkëtë, ju tha këshilltarëve kryetari Kastrati, komuna i ka kryer obligimet dhe përgjegjësitë e veta ndaj qytetarëve të saj, pa dallim, duke u përkujdesur që me ndihma modeste, sepse mundësitë janë të tilla, t’ua lehtësoj jetën,  sidomos banorëve në lagjet veriore ku janë më të rrezikuar dhe nuk kishin mundësi të për lëvizje plotësisht të papenguar.
Po ashtu, kryetari Kastrati tha se komuna i ka ndihmuar edhe banorët shqiptarë të fshatrave të komunës së Leposaviqit, që kishin mbetur të bllokuar për shkak të pamundësisë për të udhëtuar nëpër rrugën kryesore, të cilën ekstremistët serbë e kishin barrikaduar. Ai tha se përveç  ndihmës me ushqim dhe gjera të tjera elementare për jetë, komuna ka hapur rrugën alternative që çon në këto  fshatra, përmes rajonit të Shalës së Bajgores.