2011/11/24 - 12:00
Në mbledhjen e 23-të të rregullt, kryesuar nga Gylten Kamberi (KDTP), zëvendëskryesuese Kuvendit të Komunës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Avni Kastrati, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, me shumicë votash kanë hequr nga rendi i ditës, për të shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme, Projekt-Rregulloren për tituj të nderit, dekorata, çmime, medalje, mirënjohje, shpërblime dhe falënderime, që kishte marrë vizën nga Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës. Në mbledhjen e 23-të të rregullt, kryesuar nga Gylten Kamberi (KDTP), zëvendëskryesuese Kuvendit të Komunës, në të cilën ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Avni Kastrati, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, me shumicë votash kanë hequr nga rendi i ditës, për të shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme, Projekt-Rregulloren për tituj të nderit, dekorata, çmime, medalje, mirënjohje, shpërblime dhe falënderime, që kishte marrë vizën nga Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës.
Shqyrtimi u shty me kërkesën e kryesuesve të grupeve të këshilltarëve të partive që e përbëjnë Kuvendin e Komunës, pa dhënë ndonjë sqarim, edhepse pati këshilltarë që këtë e kërkuan.
Këshilltarët e KK në vazhdim unanimisht aprovuan Propozim-Vendimi për autorizimin e kryetarit të Komunës për ndërrimin e patundshmërisë; Informatën mbi evidentimin e patundshmërisë, pronave komunale; Informatën mbi evidentimin e patundshmërisë, pronave komunale të uzurpuara dhe Informatën mbi objektet e ndërtuara në periudhën 2000-2010.
Të gjithë këshilltarët që morën pjesë në diskutim lavdëruan punën e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, e cila për herë të parë ka bërë evidentimin e patundshmërisë në pronësi të komunës dhe evidentimin e patundshmërisë në pronësi komunale të uzurpuar.