Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Marrëveshje bashkëpunimi për projektet ambientale

2011/04/22 - 12:00

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe Gjergj Ndrio, drejtor menaxhues i kompanisë “Forum Interanational L.L.C”, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi të premten me qëllim të krijimit të mundësive për thithjen e donacioneve që kanë të bëjnë me projektet e natyrës ambientale.  U vlerësua si një marrëveshje e rëndësishme prej të cilës do të përfitojnë qytetarët e Mitrovicës. Në bazë të marrëveshjes parashihet që kompania të ndihmoj për projektet që kanë të bëjnë me trajtimin e mbeturinave, trajtimin e ujërave të zeza, Zonën e lirë ekonomike, projektimin, ndërtimin, konsulencën teknike, mandej promovimin e qytetit të Mitrovicës përmes aktiviteteve kulturore.  Kryetari Kastrati, tha se përfitues prej marrëveshjes janë qytetarët që do të kenë ambient më të pastër, mandej Komuna për ulje të papunësisë, kompania për ngritje të imazhit etj.

Parashihet që Kompania “Forum Interanational L.L.C” për të gjitha projektet në të cilat do të bashkëpunohet të kryhen sipas standardeve evropiane.