Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Mbështeten veprimet e policisë

2011/07/26 - 12:00

Pas operacionit të njësiteve speciale të Policisë së Kosovës për kthimin e kontrollit në pikat kufitare në veri, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka mbajtur një takim edhe me kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa dhe me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në KK. Është diskutuar për situatën dhe njëherit ju ka dhënë mbështetje veprimeve që janë ndërmarrë në veri. Në një dekleratë të përbashkët thuhet se ky është një veprim i duhur për kthimin e kushtetutshmërisë në veri të vendit. Poashtu kërkohet që insitucionet vendore të jenë të vendosura që të shtrihet autoriteti shtetëror në gjithë vendin.