Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Mitrovica Vushtrria e Skenderaj ndërtojnë fabrikë për përpunimin e mbeturinave

2011/07/15 - 12:00

Në një takim që kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka pas me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, Dibran Perquku dhe përfaqësuesin e Kompanisë “Forum International” nga Prishtina, Nysret Avdiu, në të cilin kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës Rizah Haziri, dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Kadriu, është biseduar për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht për komunat Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Në një takim që kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka pas me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë, Dibran Perquku dhe përfaqësuesin e Kompanisë “Forum International” nga Prishtina, Nysret Avdiu, në të cilin kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës Rizah Haziri, dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Kadriu, është biseduar për zgjidhjen e problemit të mbeturinave në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht për komunat Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Kastrati e Perquku thanë se bashkë edhe me krerët e komunës së Skenderajt, janë marrë veshje për një zgjidhje të përbashkët të këtij problemi, duke ndërtuar një fabrikë të teknologjisë më moderne për përpunimin e mbeturinave në komunën e Mitrovicës.
Përfaqësuesi i Kompanisë “Forum International”, Nysret Avdiu i njoftoi Kastratin e Perqukun për kontaktet e vazhdueshme të tij me Kompaninë për përpunimin e mbeturinave “Soukos-Robots”, nga Greqia, të cilën më parë e kanë vizituar përfaqësuesit e tri komunave dhe për gatishmërinë e përfaqësuesve të saj që të vijnë menjëherë në Kosovë për të prezantuar projektin e tyre.
Ai bëri të ditur se fabrika që e ofron kjo kompani është e teknologjisë së fundit dhe se përveç përpunimit të mbeturinave, mund të prodhoj deri në 15 produkte të ndryshme, do të krijoj vende të lira pune, ndërkohë që ambienti nuk do të ndotet aspak, me çka në tërësi do të plotësohen kriteret e kërkuar nga BE-ja.
Kryetari Kastrati dhe nënkryetari Perquku i thanë Avdiut se të tri komunat e rajonit janë të gatshme të vazhdojnë kontaktet me përfaqësuesit Kompanisë “Soukos-Robots” për të finalizuar bisedat dhe fillimin e konkretizimit të projektit, por kanë probleme buxhetore, por që të gjitha kushtet dhe kërkesat tjera mund t’i plotësojnë.
Ndërkaq, Avdiu tha se Kompania “Soukos-Robots” mund të filloj ndërtimin e fabrikës edhe pa participimin me mjete të komunave, por që ajo kërkon që të sigurohet vendi i ndërtimit të fabrikës dhe që të mos ket fare probleme të natyrës pronësoro-juridike. Natyrisht, tha ai, gjatë bisedës që do të keni me përfaqësuesit e kompanisë, ata do të ju njoftojnë kushtet tjera me të cilat do të realizojnë  interesin e tyre.
Kastrati dhe Perquku, theksuan edhe pëlqimin e komunës së Skenderajt për ndërtimin e një fabrike të tillë, e cila e ka kapacitetin për përpunimin e rreth 240 tonë mbeturina gjatë 24 orëve. Ata kërkuan nga përfaqësuesi i Kompanisë “Forum International”, Nysret Avdiu, që të kontaktoi sa më parë përfaqësuesit e Kompanisë “Soukos-Robots”, në mënyrë që ata të jenë sa më shpejtë në Kosovë dhe të zhvillohen bisedat për finalizimin e kësaj nisme, për tu bërë kështu rajoni i Mitrovicës i pari në Kosovë që do të ketë një teknologji moderne të përpunimit të mbeturinave.