Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Modernizohet arkiva komunale në Mitrovicë

2011/03/15 - 12:00

Në një ceremoni të organizuar të martën në Komunën e Mitrovicës është bërë pranim-dorëzimi i arkives komunale, për pajisjen e të cilës ka ndihmuar OSBE-ja. Drejtues të Komunës dhe Qendrës Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë e kanë vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm që është realizuar bashkërisht. Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, e ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen që ka ofruar për modernizimin e kësaj arkive, për të cilën është siguruar edhe objekti i ri dhe shumë i përshtatshëm. “Gjendja në të cilën ka funksionuar arkiva komunale prej përfundimit të luftës s’ka qenë aspak e mirë. Tash është krijuar një ambient shumë i mirë dhe i përshtatshëm”.

Poashtu edhe drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, theksoi rëndësinë që ka arkiva e re dhe pajisja e saj me mjete moderne. Tha se janë krijuar kushte për ruajtjen gjithë materialit të komunës. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Bernd Burëitz, drejtor i qendrës rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, i cili tha se ky projekt ka nisur të realizohet prej muajit korrik të vitit të kaluar. “Qëllimi i këtij projekti është rritja e transparencës dhe e pjesëmarrjes së publikut duke mbështetur arkivat komunale”.

Për këtë arkiv OSBE-ja ka siguruar kompjuterë, kabinete për arkivim, rafte, klimatizues dhe aparate fotokopjuese.  Implementimi i projektit ka filluar në korrik të vitit 2010, ku u mbajtën disa trajnime për zyrtarët komunale të arkivave nga Instituti i Arkivave të Kosovës, dhe u organizua një tryeze rajonale me temën “Krijimi i rrjetit rajonal te arkivave të administratave komunale të rajonit te Mitrovicës”.