2010/11/28 - 12:00
Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, të prirë nga kryetari Avni Kastrati, për nder të Ditës së Flamurit -28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës. Ata gjithashtu janë takuar edhe me familjarë të dëshmorëve, të cilëve ua kanë uruar festën dhe kanë shprehur respektin për ta. Ky delegacion nga Mitrovica, ku pos kryetarit Kastrati, ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi etj, kanë qëndruar edhe në Prekaz, ku kanë vënë kunora me lule pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari. Ata kanë shprehur respektin më të thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, e cila i bashkon shqiptarët kudo që janë.