2010/11/12 - 12:00
Drejtuesit komunalë të Mitrovicës, kanë bërë homazhe para pllakës përkujtimore në Picel të Shalës së Bajgorës, në përkujtim të 24 personave të vendeve të ndryshme, kryesisht italianë, të cilët kishin humbur jetën në një fatkeqësi ajrore para 11 vitesh gjatë një misioni humanitar. Drejtori i drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Shaqir Demiri, tha se janë 11 vjet nga ajo ngjarje, që ishte përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët, por edhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës, meqë ata kishin humbur jetën duke i ndihmuar pikërisht qytetarëve të Kosovës. “Si të tillë ata nuk ishin vetëm të familjeve të tyre. Vullneti i tyre për t’u ndihmuar njerëzve që sapo kishin dalur nga një luftë e tmerrshme i ka shndërruar ata në martirë të pasluftës”. Ai ka shprehur respektin për familjet dhe shtetet e personave që kanë humbur jetën para 11 vitesh, për ndihmën e tyre të pakursyer për qytetarët e Kosovës.