Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Ndihmohen 37 familje me serra pula dhe shoqëri bletësh

2010/05/26 - 12:00

Nëpërmjet një projekti për zhvillim social të financuar nga FCA dhe CoC 37 familje të fshatrave të ndryshme të rajonit të Mitrovicës, kanë përfituar sera, shoqëri bletësh dhe pula. Hasime Tahiri, drejtoreshë e shoqatës “Mundësia”, implementuese e projektit, tregon se përfituese kanë qenë gratë që u takojnë komuniteteve të ndryshme si shqiptare, serbe, ashkalike etj. Sipas saj, nga tetë shoqëri bletësh kanë përfituar disa familje nga fshati Cerajë i Komunës së Leposaviqit,  Syriganë i Skenderajt dhe  Lluqka Rekë të Zubin Potokut. Ndërsa serra, thotë ajo, kanë përfituar katër familje në Likovc të Skenderajt, tri  familje në Magjunaj të Vushtrrisë,  një familje në Banjskë dhe një në Skromë të kësaj komune si dhe një familjë në qytetin e Vushtrrisë. “Në fshatin Banjskë 14 familje kanë përfituar nga shtatë pula, ndërsa një tjetër ka përfituar një minifermë të pulave”. Në kuadër të këtij projekti, janë duke u mbajtur edhe kursi i analfabetizmit për 28 familje të komunitetit RAE në Mitrovicë dhe për 18 femra në fshatin Vllahi të Shalës. Tahiri thotë se për gratë e komunitetit RAE njëherit është duke u mbajtur edhe kursi i floktarisë. Sipas saj, një kurs i tillë është organizuar edhe për gratë e komunitetit serb në fshatin Syriganë të Skenderajt. Në gjithsejtë 15 fshatra të këtij rajoni të përfshira në projektin për zhvillim social janë duke u mbajtur edhe kurse kundër trafikimit me qenie njerëzore.