Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Në Mitrovicë ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë

2011/05/17 - 12:00

Mitrovicë, 17 maj
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka pritur në një takim Myftiun e Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener, me bashkëpunëtorë, që po qëndron në Mitrovicë si mysafirë i Bashkësisë Islame të Komunës. Ai shoqërohej nga kryetari i BI të Mitrovicës, Jetish Berisha, me bashkëpunëtorë.
 

Mitrovicë, 17 maj
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, ka pritur në një takim Myftiun e Komunës Bajram Pasha të Stambollit të Turqisë, Izet Shener, me bashkëpunëtorë, që po qëndron në Mitrovicë si mysafirë i Bashkësisë Islame të Komunës. Ai shoqërohej nga kryetari i BI të Mitrovicës, Jetish Berisha, me bashkëpunëtorë.
Myftiu Shener tha se  ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë, komunë kjo me të cilën, në aspektin fetar, komuna e Bajram Pashës në Stamboll mbanë kontakte vëllazërore. Ai i tha kryetari Kastrati se ka ardhur në Mitrovicë me bashkëpunëtorët e tij për ta prezantuar projektin për ndërtimin e një xhamie të re në qendër të qytetit, që do të jetë xhamia më e madhe që ndonjëherë ka pas Kosova.
“Duke pas parasysh nevojat e mëdha të besimtarëve të Mitrovicës për hapësira për të kryer obligimet e tyre fetare, ne kemi vendos që të ndërtojmë këtu një xhami moderne, të tipit që ekziston në komunën Bajram Pasha. Kemi sjell me vete edhe projektin e xhamisë të bërë gati nga ekspertët tanë, me qëllim që edhe ju të jepni pëlqimin tuaj dhe të përgatisni në afatin sa më të shkurtër të mundshëm kohor lejet përkatëse dhe të na ndihmoni për disa çështje përgatitore për fillimin e menjëhershëm të punëve në realizimin e projektit”, i ka thënë kryetarit Kastrati, Myftiu Shener.
Kreytari Kastrati, pasi e falënderoi Myftiun Shener për ndihmat e vazhdueshme që Myftinia e Komunës Bajram Pasha ka ofruar për qytetarët e Mitrovicës, tha se pushteti lokal i kësaj komune është vëllazëruar me dy komuna të tjera të Turqisë dhe ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me komuna të tjera, të cilat po ashtu kanë ofruar ndihmë në forma të ndryshme.
“Lajmi për ndërtimin e xhamisë nga ana e juaj këtu, është një lajm i mirë për qytetarët tanë, sidomos për besimtarët myslimanë, të cilët kanë pas nevojë për një xhami të këtillë për t’i kryer obligimet e tyre. Unë ju garantoj se komuna do të ofroj me kohë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtim dhe do të ndihmoj aq sa ka mundësi në ndërtimin e kësaj xhamie”, tha kryetari Kastrati.
Xhamia e re, më e madhja dhe më moderne në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit, në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët, Xhamia  e Zallit, e cila do të rrënohet, pasi që është dëmtuar gjatë luftës nga kriminelët serbë. Ajo do të ketë rreth  2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme, duke përfshi këtu edhe të për mësim-besim. Do të ketë edhe dy minare me lartësi prej 48 metra. Punët në realizimin e këtij projekti pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa përfundimi i xhamisë në tërësi shpresohet të bëhet brenda afatit dyvjeçar.