Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Në Mitrovicë u mbajt debati “Të rinjtë në vendimmarrje”

2010/08/17 - 12:00

 Kryetari i Komunës, Avni Kastrati falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në debat dhe tha se të rinjtë janë e ardhmja e qytetit.

Mitrovicë. 17 gusht
Rrjeti i Aktivistëve Rinor, që përfshin organizata joqeveritare dhe grupe formale e jo formale, të cilat veprojnë në qytetin e Mitrovicës, ka organizua debatin në temën “Të Rinjtë në Vendimmarrje”.
Në këtë debat ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS) të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Artan Osmani, përfaqësues të organizatave të ndryshme jo qeveritari (KVRL, KRM, Këshilli i FXM-së, “Rilindja”, Dëgjo Rininë, Grupet Avokuese Joformale pranë NDI-Mitrovicë, duke përfshirë edhe disa pjesëmarrës të një grupi joformal nga veriu i qytetit).
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në debat dhe tha se të rinjtë janë e ardhmja e qytetit. “Pavarësisht se cilit komunitet i takojnë, ata janë të lirshëm të shkojnë ku të donë dhe duhet të bashkëpunojnë e të integrohen në shoqëri”, tha Kastrati. Ai ju premtoi të rinjve se Komuna do t’i ndihmoi aq sa ka mundësi në realizimin e projekteve që ata i paraqesin dhe në krijimin e kushteve për zhvillimin e tyre të gjithanshëm.
Drejtori i DKRS-së, Artan Osmani pasi përgëzoj themelimin e këtij rrjeti të aktivistëve, ofrojë bashkëpunim të ngushtë në realizimin e projekteve të tyre. “Ka progres në pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje. Sektori i Rinisë, ka organizuar debate të tilla, kemi vërejtur se ka progres për inkuadrimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse, por ne nuk jemi të kënaqur sepse dëshirojmë që të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe të rinisë”, tha Osmani
Sipas tij, pjesëmarrja e të rinjve në institucione është e kënaqshme dhe kjo dëshmon faktin se në zgjedhjet e vitit 2009, të gjitha subjektet politike ju kishin dhënë hapësirë të rinjëve, që të jenë kandidat për asamblenë komunale.
Në diskutim mori pjesë një numër i madh i të rinjve të pranishëm dhe emërues i përbashkët i diskutimeve të tyre është se ata nuk janë të kënaqur me pjesëmarrje e tyre në proceset e vendimmarrjes.