2010/10/20 - 12:00
“Hapja e shkollave shqipe ishte ëndrra Ismail dhe Isas. Kjo ishte ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Ndërsa kjo ëndërr u realizua në saje të sakrificës shekullore të të gjithë shqiptarëve dhe u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, luftë kjo që fundosi apetitet e shovinistëve serbë për zhbartjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e tokave të tyre”, tha nënkryetari Haziri.
Mitrovicë, 20 tetor
Shkolla fillore “Shaban Idrizi”, në Zhabar, me rastin e shënimit të dy vjetorit të themelimit, ka vendos në oborrin e saj bustin e mësuesit, veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Idrizi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.
Në solemnitetin e organizuar për këtë rast, kanë marrë pjesë familjarët e mësuesit Shaban Idrizi, nënkryetari i komunës, Rizah Haziri, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale për Arsim nga Vlora dhe shumë mysafirë të tjerë.
Një histori të shkurtër të shkollës shqipe në Zhabar dhe biografi për mësuesin e atdhetarin Shaban Idrizi, e ka paraqitur drejtori i shkollës Mustafë Haziri. Sipas tij shkolla e parë në Zhabar është hapur rreth viteve të 16-ta të shekullit 20, me nismën e atdhetarëve Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Rexhep Mitrovica. Ndërsa mësuesi Shaban Idrizi, ka thënë drejtori Haziri, ishte mësuesi i parë që i plotësoi nevojat e shkollave shqipe në Mittrovicë.
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Rizah Haziri, tha se busti i atdhetarit Shaban Idrizi, emrin e të cilit me krenari e mbanë shkolla, do të jetë udhërrëfyes për nxënësit dhe arsimtarët e kësaj vatre të diturisë se si duhet punuar dhe mësuar.
“Hapja e shkollave shqipe ishte ëndrra Ismail dhe Isas. Kjo ishte ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Ndërsa kjo ëndërr u realizua në saje të sakrificës shekullore të të gjithë shqiptarëve dhe u kurorëzua me luftën e lavdishme të UÇK-së, të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari, luftë kjo që fundosi apetitet e shovinistëve serbë për zhbartjen e shqiptarëve dhe gllabërimin e tokave të tyre”, tha nënkryetari Haziri.
Ndërsa, Bardhosh Micaj, përfaqësues i Drejtorisë Arsimore Rajonale nga Vlora, pasi falënderoj për mikpritje vëllezërore, tha se shqiptarët nga Shqipëria janë rritur me ëndrrën që ta prekin Kosovën. “Ne jemi të lumtur dhe krenar që vijmë kryelartë ën Kosovën demokratike”, tha ndër të tjera Micaj.
Nënkryetari Haziri i dhuroi kolektivit të shkollës një komplet librash, ndërsa drejtori i shkollës Mustafë Haziri, ndau mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e arsimit dhe shkollës në këtë fshat. U nderua edhe familja e Shaban Idrizit.
Pas shfaqjes së programit kulturo-artistik, në oborrin e shkollës, naëtarë të familjes , nënkryetari Haziri, drejtori i shkollës dhe mysafirët nga Vlora, zbuluan bustin e mësuesit, veprimtarit dhe atdhetarit Shaban Idrizi.