Këshilltarët që morën pjesë në mbledhje, 38 sish, pas një diskutimi mjaft të frytshëm, në të cilën morën pjesë një numër i madh i tyre, bënë një varg vërejtjesh, sugjerimesh dhe propozimesh, por në fund aprovuan më shumicë votash Projekt-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës. Kjo projekt-rregullore, do të qitet në diskutim publik, për t’iu dhënë rast qytetarëve që të japin vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.
Është mbajtur të enjten mbledhja e 18-të, e rregullt, e Kuvendit të Komunës, nën drejtimin e kryesuesit, Rrustem Musa. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Avni Kastrati.
Këshilltarët që morën pjesë në mbledhje, 38 sish, pas një diskutimi mjaft të frytshëm, në të cilën morën pjesë një numër i madh i tyre, bënë një varg vërejtjesh, sugjerimesh dhe propozimesh, por në fund aprovuan më shumicë votash Projekt-rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës. Kjo projekt-rregullore, do të qitet në diskutim publik, për t’iu dhënë rast qytetarëve që të japin vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre.
Ndonëse ishte parapa që si pikë e dytë e rendit të ditës, të shqyrtohet Propozim-vendi për ridestinimin e mjeteve të buxhetit të komunës, kjo nuk u bë, pasi që shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Eset Ujkani, propozoi që shqyrtimi të shtyhet për një mbledhje tjetër, gjë që u për krah nga shumica e këshilltarëve.
Këshilltarët e pranishëm në mbledhje, aprovuan me shumicë votash Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore, me destinim për ndërtimin e objekteve – barnatoreve, afër spitalit të ri në lagjen “Bair”; Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore me destinim për vendosjen e kontejnerit për ofrimin e shërbimeve të internetit, në Kodrën e Cërnushës dhe Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore me destinim për ndërtimin e Xhamisë, në lagjen “Fidanishte”.
Po ashtu, edhe pse pati vërejtje serioze, me shumicë votash u aprovua edhe Propozim-vendimi për kushtëzim të bizneseve dhe ekonomive familjare në lidhje me obligimet e të njëjtëve ndaj KRM “Uniteti”.