Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nënkryetari Haziri takoj në Vlorë prefektin e Qarkut

2011/04/19 - 12:00

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, i shoqëruar edhe nga një grup zyrtarësh komunalë, ka qëndruar për vizitë në Vlorë, me rastin e 12-vjetorit të dëbimit të qytetarëve shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb. Ai u është bashkangjitur atje një grupi të OJQ-së “Eksodi ‘99” që kishin organizuar aktivitete të ndryshme nëpër disa qytete të Shqipërisë për shënimin e kësaj ngjarjeje.    Gjatë qëndrimit në Vlorë, nënkryetari Haziri është pritur nga prefekti i Qarkut, Eduard Veçani, të cilit ia ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës për ndihmën e ofruar në kohën e luftës për qytetarët e përndjekur. “Në gjithë atë ngjarje të rëndë, kishte ndodhur diçka e bukur. Dhe kjo pa dyshim ishte mikpritja për të përndjekurit”.

Delegacioni nga Mitrovica i shoqëruar nga prefekti Veçani kanë vizituar Shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë, një dhomës e së cilës i ishte kushtuar mitrovicasit Isa Boletini, pjesëmarrës i asaj ngjarje të madhe historike.