Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nënkryetari Tahiri nënshkruan marrëveshje për renovimin e ndërtesave sociale në Mitrovicë

2024/11/14 - 10:14

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, ka nënshkruar sot një marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për renovimin e ndërtesave sociale në qytet. Ky projekt prek ndërtesat që ndodhen në rrugën Mbretëresha Teutë dhe në Shipol.
Përmes këtij renovimi do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e këtyre ndërtesave. Me realizimin e këtij projekti, do të vendoset një sistem i ri ngrohje, do të realizohet termoizolim dhe do të instalohet dritare të reja, që do të sigurojnë më shumë komoditet dhe efikasitet energjetik për familjet që banojnë aty.
Ky hap është pjesë e angazhimit të Komunës së Mitrovicës për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e standardeve të jetesës për qytetarët e saj.