Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nga nata në natë rritet numri i shikuesve

2011/06/02 - 12:00

Shikuesit janë befasia më e këndshme e Festivalit Tradicional të Komedisë, që po mbahet në qytetin buzë Ibrit. Ka kohë që në Mitrovicë ngjarjet kulturore nuk kishin zgjaur interesimin e duhur të qytetarëve. Por, kësaj radhe, fatmirësisht, kjo ecuri u ndërpre, pasi që nga dita në ditë, numri i shikuesve që po i përcjellin shfaqjet e Festivalit, po rrite.
 Kështu, në natën e tretë në sallë u tubuan rreth 400 shikues, që me vëmendje dhe interesim të plotë po i përcjellin shfaqjet, të cilat në përgjithësi ishin të nivelit të pritur. Pra janë shikuesit që po e madhështojnë këtë festival, gjë të cilën e thonë edhe vet aktorët dhe drejtuesit e trupave teatrore.