Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Nis furnizimi me ujë

2010/05/25 - 12:00

Të martën pasdite është lëshuar uji për qytetarët e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, pasi që për rresht 24 orë rresht ishte ndërprerë furnizimi nga Ujësjellësi rajonal. Kjo kishte ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEK-u për këtë kompani që furnizon me ujë rreth 300 mijë banorë të rajonit. Sipas zyrtarëve të Ujësjellësit rajonal KEK-u e ka shkyç nga rrjeti shkaku i një borxhi prej mbi 200 mijë eurove, ndërsa që zyrtaret e KEK-ut flasin për një borxh prej mbi 400 mijë eurove. Pas situatës së krijuar të martën në mëngjes është mbajtur një takim ndërmjet zyrtarëve të komunës, KEK-ut dhe Ujësjellësit në mënyrë që të tejkalohen problemet dhe qytetarët të furnizohen me ujë.