Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Njoftim nga Drejtoria e Arsimit – Komuna e Mitrovicës

2024/11/15 - 3:16

Drejtoria për Arsim e Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat.
Ky vendim është marrë me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.
Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore.
Të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.