“Mirëmëngjesi Interes”, të autorit Kristo Floqi, ishte komedia që u shfaq nga Teatri “Hasan Prishtina” të Komunës së Vushtrrisë, në natën e tretë të Festivalit Tradicional të Komedisë, që po mbahet në Mitrovicë.
Aktorët e këtij teatri që u ngjitën në skenën e sallës të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, luajtën denjësisht dhe me mjeshtri rolet që ua kishte besuar regjisori. Loja e këtillë e aktorëve bëri që ata të mirëpriten dhe të duartrokiten nga shikuesit, që kësaj radhe pothuaj kishin mbushur karriget e sallës.

Lakmia pas interesit dhe grykësia për të gllabëruar sa më shumë para nga vëllai që plotë 16 vjet po jetonte në Amerikë, ishin tiparet kryesore të karakterit të kryepersonazhit Kameri dhe gruas së tij Hatixhes. Ata me paratë e “amerikanit” Miftari, kishin rregulluar mirë shtëpinë e tyre përbrenda dhe tërë kohën e qonin në kompjuter, duke komunikuar e bërë shaka. Madje paratë që Miftari ua kishte dërguar, nuk ju kishin mjaftuar atyre, pasi që ato i kishin bërë “rrush e kumbulla”, por kishin hyrë në borgj tek Haxhiu, i cili deshi të ua rrëmbej shtëpinë kur këta nuk kishin para për t’i kthyer atij shumën e para ve të huazuara.
Në këto rrethana, Kameri dhe Hatixhja shpresonin sërish tek Miftari se do i nxjerr nga kriza, kur të vije për pushimin e paralajmëruar, pas plotë 16 vjetësh. Mirëpo, Miftari i mirë, i ndjeshëm dhe bujar, kishte planifikuar që ta sprovoj të vëllain dhe kunatën, se sa i ka marrë malli për të, a e donë atë, apo i duann vetëm paratë e tij. Ishte veshur keq dhe ishte pa bagazhe kur erdhi tek i vëllai.
Kameri dhe Hatixhja u tmerruan kur panë se Miftari nuk kishte sjell asgjë dhe se dukej se i kishte punët keq. Nuk donin ta përshëndesin e as ta pranojnë në shtëpi. Ishte vetëm vajza e tyre, Diellza, e cila i dëshironte mirëseardhje axhës, e respektonte dhe e donte, pa marrë parasysh faktin se nuk i kishte pru asgjë. I qortonte prindërit se si po sillen ashtu me Miftarin. Dhe ndonëse Miftari u bind se i vëllai dhe kunata nuk po e donë fare atë, por i duan paratë e tij, ai megjithatë, vendosi që të vëllait të ia paguaj borxhin dhe t’ia shpëtoi shtëpinë që donte të ia merrte Haxhia.
Aktorët gjatë shfaqjes së komedisë, thumbuan edhe dukuri tjera negative që përkojnë me aktualitetin. Loja e tyre me plotë dinamizëm dhe profesionalizëm të nivelit të kënaqshëm, i bëri shikuesit që të qeshen, të kënaqen dhe të relaksohen gjatë kësaj mbrëmje.
Regjinë e shfaqjes e ka bërë fazli Muharremi, adaptimi n Arlinda Xhaka. Interpretuan: Bujar Haxhaj (Kameri), Anesa Zuqaku (Hatixhja), Mehmet Selaci (Miftari), Gloriosa Dobra (Diellza), Arta Haziri (Gjykatsja).