2011/06/05 - 12:00
Ka përfunduar suksesshëm Festivali Tradicional i Komedisë, i treti me radhë, që për çdo vit në fund të muajit maj dhe fillim të qershori, mbahet në qytetin e Mitrovicës. Festivali është organizuar nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.
Ka përfunduar suksesshëm Festivali Tradicional i Komedisë, i treti me radhë, që për çdo vit në fund të muajit maj dhe fillim të qershori, mbahet në qytetin e Mitrovicës. Festivali është organizuar nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.
Komedia “Ëndërr për një karrige”, e luajtur nga trupa e Teatrit të qytetit “Drenica” nga Skenderaj, ka qenë shfaqja që e ka hapur Festivalin, që filloi të hënën, më 30.05.2011. Në natën e dytë të Festivalit Tradicional të Komedisë, në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në skenë u vendos komedia "Gruaja e burrit tim", luajtur nga Teatri i Podujevës, të autorit Ramadan Oraça e në regji të Agron gurgurit.
“Mirëmëngjesi Interes”, të autorit Kristo Floqi, ishte komedia që u shfaq në natën e tretë të Festivalit Tradicional të Komedisë, nga Teatri “Hasan Prishtina” të Komunës së Vushtrrisë. Ndërsa në natën e katërt të Festivalit para shikuesve mitrovicas, numri i të cilëve po shtohej në çdo shfaqje, është paraqitur trupa e Teatrit të Rinjve të Qytetit nga Prishtina. Kjo trupë kishte vu në skenë Komedinë “Ëndërr Amerikane” (komedi satirike), të autorit Eduard Oga, në regji të Xhemail Lutës.
Festivali vazhdoi me mbrëmjen e pestë, kur para shikuesve që kishin mbushur sallën, u paraqitën aktorët e Teatrit “Petro Marko” nga Vlora, me komedinë “Lulja e Kaktusit”, shkruar nga nga Jean-Pierre Gredy dhe Pierre Barrillet dhe në regji të Roland Mingës. Në mbrëmjen e fundit të Festivalit në skenë është ngjitur trupa e Teatrit të Metropolit nga Tirana, me omedinë “ Më e Vërtetë se e Vërteta”, të autorit Martial Courcier dhe në regji të Rozi Kostani.
Pas përfundimit të shfaqjes së fundit, drejtori I Drejtorisë për Kulture, Rini dhe Sport, Artan Osmani, duke e vlerësuar festivalin si të suksesshëm ju ka nda mirënjohjeve të gjitha trupave teatrore që morën pjesë në festival.
Ndërkaq, juria profesionale e Festivalit, në përbërje Selman Jusufi, kryetar, aktor dhe regjisor i Teatrit Kombëtar nëPrishtinë, Qëndresë Barani, aktore dhe regjisore e Teatrit Profesionist “Sandër Prosi” të Mitrovicës dhe Sabit Idrizi. Letrar, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi I ka përcjell dhe vlerësuar të gjitha shfaqjet, ka nda çmimin për tri vendet e para dhe atë për rolin më të mirë të femrës, rolin më të mirë të mashkullit, rolin premtues të femrës dhe rolin premtues të mashkullit.
Çmimin për vendin e parë në Festival, juria ia dha Teatrit “Petro Marko”, nga Vlora, çmimn për vendit Teatrit të Metropolit nga Tiaran dhe atë për vendin e tretë Teatrit “Hasan Prishtina”, nga Vushtrria. Për rolin më të mirë të femrës në Festival, juria shpërbleu Desantila Kristo, nga Teatri I Vlorës, ashtu sikur që shpërbleu edhe Astrit Mamaj,po nga ky teatër, për rolin më të mirë të mashkullit. Ndërsa, për rolin premtues të femrës, juria shpërbleu Gloriesa Dobra nga Teatri I Vushtrrisë dhe për rolin premtues të mashkullit, Mehmet Selaci, po ashtu nga Teatri I Vushtrrisë.
Kryetari I jurisë, Selman Jusufi, tha se ishte një detyrë e vështirë për jurinë, pasi që të gjitha trupat teatrore që morën pjesë në festival merituan çmime, meqë treguan vlera të kënaqshme artistike. Regjisori I Teatrit “Petro Marko”, nga Vlora, Roland Minga, tha se është I kënaqur që trupa e tij pati paraqitje dinjitoze dhe profesionale. “Është hera e parë që I morëm të gjitha çmimet kryesore. Kishim plotë emocione për Mitrovicën, por mikriptja dhe shikuesit që na mbështetën ashtu si asnjëherë më parë, në bënë të ndihemi mirë dhe të japim maksimumin prej vetes”, tha ai.
Do theksuar se shikuesit mitrovicas meritojnë çdo lëvdatë. Ata përveç që mbushën sallën përplot, si asnjëherë deri tash, treguan interesim të jashtëzakonshëm për vlerat e ofruar dhe për respektim të aktorëve.
Festivalin e shpalli të mbyllur, organizatori kryesor, Halit Barani, drejtues I Teatrit të Qyteti të Mitrovicës “Sandër Prosi”, i cili falënderoi trupat pjesëmarrës në festival, drejtuesit e tyre dhe në veçanti aktorët.