Përkujtohen dëshmorët Agim (Rrahim) Ramadani, Bislim Imeri dhe Mustafë Shyti
2024/09/25 - 10:02
Në 26-vjetorin e rënies, Komuna e Mitrovicës organizoi homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.
Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, së bashku me gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, drejtor komunal, familjarët dhe bashkëluftëtarët, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.
Ata shprehën respektin dhe admirimin për jetën dhe veprën e Agim Ramadanit, si dhe për të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit.
Po ashtu, gjatë ditës, u përkujtua edhe dëshmori Mustafë Shyti, për kontributin e tij si mësues dhe pjesëmarrës në protestat dhe demonstratat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe dëshmori Bislim Imeri, i cili dha gjithçka nga vetja për çlirimin e vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve!