Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Pjesëmarrje e madhe e qytetarëve në debatin e organizuar nga komuna

2010/11/30 - 12:00

Si asnjëherë më parë deri me tani, salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ishte e mbushur në debatin e organizuar me qytetarë. Një pjesë e madhe e tyre ishte nga veriu i qytetit, të cilët kërkonin më tepë mbështetje për ta. Në anën tjetër, qytetarët që jetojnë në jug donin të dinin për planet që kanë të bëjnë me lagjet e tyre, mandej problemet me kanalizime, ujësjellës etj. Në pjesën e parë të debatit drejtuesit komunalë kanë prezantuat projektet e realizuara, ato që janë në realizim e sipër si dhe planet për projektet që do të realizohen. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, i ka njohur qytetarët edhe ecurinë e angazhimeve për përzgjedhjen e emblemës së qytetit. Tha se Mitrovica është komuna e vetme e Kosovës që nuk ka emblemë dhe shtroi nevojën për mbështetje të gjithanshme për këtë çështje. Ai njoftoi se tashmë komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës ka përzgjedhur një prej dhjetë ofertave që janë dorëzuar pas hapjes së konkursit për emblemë. Theksoi se shumica e anëtarëve të komisionit kanë qenë të opozitës dhe se vendimi që është marrë ka qenë unanim. Qytetarëve u janë shpërndarë  fletëpalosje me propozimin e emblemës të përzgjedhur nga komisioni, për të cilin do të bëhet debat publik.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Mehdi Bala, ka prezantuar projektet e realizuara. Ka përmend numrin e madh të shkollave që janë ndërtuar, mandej anekseve shkollore, parqeve, shesheve etj. Poashtu ka prezantuar planet për rregullimin e shkollave të tjera të reja, mandej Qendrës rekreativo-sportive me një grand në shumë prej 14.5 milionë eurosh të Komisionit Evropian etj.

Në vazhdim ka pasur pjesa e debatit me qytetarë. Banorët e veriut kanë shprehur kënaqësinë për projektet  e realizuara në jug, por kanë kërkuar që të bëhet më tepër për banorët e veriut.