2011/10/28 - 12:00
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Rizah Haziri dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, rini dhe Sport, Artan Osmani, kanë përcjell nga afër dy ndeshje të kampionatit të shkollave të mesme dhe të ulta në futboll, që mbahen në palestrën e sporteve të vogla “Fatime Xhaka”, me ç’rast i kanë inkurajuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e garës që të masivizojnë dhe zhvillojnë këtë aktivitet sportiv.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor, kanë organizuar për herë të parë në komunë kampionatin e shkollave të mesme dhe të ultë në futboll dhe basketboll.
Në kampionatin e futbollit marrin pjesë 14 ekipe shkollore, kurse në basketboll tetë ekipe, që i kanë plotësuar kriteret dhe janë kualifikuar për gara. Te gjitha ndeshjet e këtyre kampionateve referohen nga refero profesionistë që i delegojnë shoqatat e referove nga komuna e Mitrovicës.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari Rizah Haziri dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, rini dhe Sport, Artan Osmani, kanë përcjell nga afër dy ndeshje të kampionatit të shkollave të mesme dhe të ulta në futboll, që mbahen në palestrën e sporteve të vogla “Fatime Xhaka”, me ç’rast i kanë inkurajuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e garës që të masivizojnë dhe zhvillojnë këtë aktivitet sportiv.
Kryetari Kastrati, pasi që ka përgëzuar organizatorët dhe nxënësit që zhvilluan dy ndeshje të xhiros së tretë, ka thënë se ndjen kënaqësi që rinisë së komunës i është krijuar një mundësi e tillë për të zhvilluar aktivitet sportiv dhe për të treguar vlera sportive.
Por, mbi të gjitha, tha ai, është i lumtur që në palestër po sheh kaq shumë shikues, pasi që ishin qindra sish, të cilët po i mbështesin në mënyrë shumë sportive dhe fer ekipet e tyre të preferuara. Kastrati tha se ndihma e komunës për aktivitete të këtilla dhe të tjera sportive nuk do të mungoj asnjëherë.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani tha se drejtoria e tij e ka ndihmuar këtë aktivitet sportiv me 3.500 euro, me të cilat janë sigurua rekuizitat dhe pajisjet tjera sportive, si dhe kompensimi simbolik i referove të ndeshjeve që zhvillohen. Ai u shpreh të jetë i kënaqur me ecurinë e deritashme të kampionatit të shkollave të mesme dhe të ultë të komunës në futboll dhe basketboll.
Pedagogu i kulturës fizike në shkollën e mesme të ultë “Meto Bajraktari”, Ragip Islami, nxënësit e të cilit fituan ndeshjen që po e përcillnin drejtuesit e komunës, tha se nxënësit e kanë mirëpritur organizimin e këtij aktiviteti sportiv dhe se ai ka ndikuar pozitivisht në sjelljet e nxënësve, pasi që po vërehet se shoqërimi i nxënësve të shollave të ndryshme është shumë më i madh se përpara.
Islami tha po ashtu, se niveli i kualitetit të futbollit që po tregojnë nxënësit është shumë i kënaqshëm dhe se po zbulohen për çdo ditë talentë të rinj nga trajnerët e klubeve profesioniste, si nga komuna e Mitrovicës, ashtu edhe nga komunat tjera, që me vëmendje dhe interesim të posaçëm po i përcjellin të gjitha ndeshjet e kampionatit.