2010/11/05 - 12:00
Drejtori i policisë rajonale në Mitrovicë, nënkolonel Sami Shabani, ka ofruar përkrahje për gazetarët dhe punën e tyre në të mirë të shoqërisë. Në një takim që ka zhvilluar me gazetarët në Mitrovicë, nënkoloneli Shabani që shoqërohej edhe nga zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, u vlerësua se përkundër situatave të ndjeshme, bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe gazetarëve është shumë i mirë. “Policia do të ketë një bashkëpunimin të ndërsjellët me mediat veçanërisht në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Shabanaj