Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Pritet fillimi i punëve për rregullimin e qendrës së qytetit

2011/10/19 - 12:00

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Mehdi Bala, kanë biseduar me përfaqësuesen e Këshillit të Evropës (KE), Merita Gara, për përgatitjet lidhur me fillimin e punëve për realizimin e projektit “Hapësirat multikulturore në Mitrovicë”.
Projekti përfshinë rregullimin e qendrës së qytetit, përkatësisht shëtitores kryesore të qytetit, duke filluar nga “Sheshi i Jasharajve” deri në rrugën kryesore të qytetit “Mbretëresha Teutë”, afër urës kryesore mbi lumen Ibër.
Në kuadër të këtij projekti parashihet edhe meremetimi i palestrës ekzistuese sportive “Minatori’, ndërtimi i qendrës shumëfunksionale sportive-rekreative dhe ndërtimi i qendrës tregtare, të gjitha afër Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”. Projekti financohet nga KE.