Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Rasim Veseli vizitoj SHGM-në

2010/08/18 - 12:00

Veseli ka biseduar rreth punës dhe problemeve me të cilat ballafaqohen gazetarët mitrovicas në punën e tyre të rëndësishme

Mitrovicë, 18 gusht
Drejtori i Drejtorisë  për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në komunën e Mitrovicës, njeriu që po e mbikëqyrë procesin e kthimit të shqiptarëve në lagjet veriore, Rasim Veseli, ka vizituar të martën hapësirat e Shoqatës së Gazetarëve të Mitrovicës (SHGM), me ç’rast ka thënë se pushteti lokal i Mitrovicës është i përkushtuar që të punojë me transparenca të plotë  dhe në këtë vazhdë të ketë edhe raporte të mira më përfaqësuesit e mediave, me qëllim që edhe ato të ndikojnë që transparenca të jetë maksimale.
Veseli ka biseduar rreth punës dhe problemeve me të cilat ballafaqohen gazetarët mitrovicas në punën e tyre të rëndësishme, duke kërkuar nga ata që të vazhdojnë të informojnë opinionin në mënyrë objektive dhe efikase.
Gazetarët e kanë falënderuar Kuvendin e Komunës për  për mbështetjen që i ka dhënë Shoqatës, duke ia sigurua hapësirën për punë, e cila ofron kushte solide për punë, ndërkohë që në të kaluarën janë përball me vështirësi në raportimin dhe pasqyrimin e gjendjes dhe situatës në këtë pjesë të vendit.
Lidhur me këtë drejtori Veseli ka thënë se investimi që është bërë në zyrën e gazetarëve është modest, mirëpo, tani ata mund të ndihmojnë më mirë pushtetin për të evidentuar lëshimet.