Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Reagim ndaj veprimeve të UNMIK-ut në veri

2010/10/08 - 12:00

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas veprimeve të fundit të UNMIK-ut në veri, të cilët kërkojnë rrënimin e shtëpisë së Musa Behramit nga Vidimriqi si dhe mos rregullimin  e një rruge që lidh këtë fshat me Kroin e Vitakut. Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, thotë se këto janë kërkesa absurde të administratës së UNMIK-ut në veri, të cilët janë duke u marrë me punë që nuk janë në kompetencën e tyre. “Musa Behrami e ka ndërtuar shtëpinë në pronën e tij jashtë zonës urbane të qytetit dhe leje ndërtimi nuk kërkohet në këto raste. Gjitashtu ai ka ndërtuar shtëpinë në një vend që është në territorin e komunës jugore edhe sipas Pakos së Ahtisarit”.

Ndërsa për rrugën që lidh fshatin Vidimriq në Kroin e Vitakut, Veseli thekson se ajo ka qenë një rrugë e vjetër dhe tash vetëm është duke u meremetuar dhe shtruar me zhavorr. “Një pjesë e rrugës është nën kompetencë të Autoritetit Pyjor të Kosovës. Ne e kemi pëlqimin e tyre dhe UNMIK-u s’ka kurrfarë pune këtu”.