Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Rrëzohen 4 plepa në parkun e qytetit

2010/07/05 - 12:00

Katër plepa të mëdhenj, që llogaritet të jenë rreth 200 vjeçar janë rrëzuar të shtunën në Parkun e Qytetit në Mitrovicë, por për fat nuk ka pasur të lënduar. Pas këtij rasti është mobilizuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Mitrovicës duke marrë masa që të evitohet rreziku për këmbësorë nga rrëzimi i ndonjë plepi tjetër në këtë park. Behxhet Bala, drejtor i kësaj drejtorie, tha se pas rrëzimit të katër plepave është vërejtur se edhe tre të tjerë paraqesin rrezik për këmbësorët andaj janë prerë. “Në vendin e  ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e zjarrfikësve, duke evituar rrezikun për këmbësorët nga rrëzimi i mundshëm i plepave të tjerë”.

Ai tha se pas këtij rasti me vendim të kryetarit të komunës, Avni Kastrati, është formuar një komision që do të vlerësoj gjendjen dhe do të vendos edhe për prerjen e ndonjë plepi tjetër që paraqet rrezik.