Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Seminar për të drejtat e njeriut

2010/11/18 - 12:00

Ky seminar do të ketë pesë module, ku do të ligjërohet për tema të ndryshme.

Mitrovicë, 18 nëntor
Me qëllim të ngritjes së perfomancës në punë, Njësia për të drejtat e njeriut në komunën e Mitrovicës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Me dorë në zemër” kanë organizuar një seminar për të drejtat e njeriut me shërbyesit civilë që punojnë në këtë komunë. Ky seminar do të ketë pesë module, ku do të ligjërohet për tema të ndryshme.
Fitim Rama, shef i njësisë për të drejtat e njeriut, tha se ky seminar në të cilin ligjërojnë profesorë të Fakultetit Juridik të Universitet të Prishtinës, është shumë me rëndësi për shërbyesit civilë, të cilët punojnë me palë. Në ditën e parë ka ligjëruar profesori Valbon Mulaj.
Rama tregoi se në fund të seminarit pjesëmarrësit do të certifikohen. Seminari financohet nga OHCHR-ja.