Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Serbët nuk i binden policisë

2010/05/17 - 12:00

Mitrovicë, 17 maj – Katër persona të përkatësisë etnike serbe, janë arrestuar dhe ndaluar të dielën në lokalet policore për mbajtje, për kanosje dhe sulm ndaj zyrtarëve policor në kryerje të detyrave zyrtare.
Policia njofton se incidenti është ka rreth orës 08:35min, rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, në kohën kur një njësi e trafikut rajonal ka tentuar të ndalë për kontroll një automjet të tipit “Golf 5” me targa të Republikës së Serbisë “NS”, me ç’rast drejtuesi i automjetit kishte tejkaluar shpejtësinë në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 50 km/h. “Ngasësi i automjetit, i cili në atë moment po ngiste automjetin në shpejtësi prej 105 km/h, nuk është ndaluar në sinjalizimin e zyrtarëve policor, kurse njësia e trafikut rajonal është obliguar t’i vihet në ndjekje automjetit të dyshuar ndërsa njësitë tjera policore janë informuar lidhur me rastin. Pas një ndjekje efektive, njësia e trafikut rajonal, ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar ndërsa në automjet, veç ngasësit të automjetit ishin edhe pesë bashkudhëtar të tjerë. Ndaj ngasësit të automjetit janë ndërmarrë masat e parapara ndëshkimore konform ligjit mbi bazat e sigurisë së trafikut rrugor”, tha zëdhënësi i policisë, Besim Hoti. Rasti ka marrë kahje të veprës penale në momentin kur të gjithë personat në automjet, kanë dalë nga vetura dhe kanë filluar kërcënimet e tyre drejt zyrtarëve policor, kurse njëri prej tyre kishte tentuar që edhe fizikisht të godas zyrtarin policor. Hoti tha se në asistencë të njësisë së trafikut kanë ardhur edhe njësi tjera të cilët kanë mbështetur policët e trafikut për të vënë situatën nën kontroll. “Njëri nga të dyshuarit, kishte ofenduar në formë verbale njërën nga policet e Kosovës të përkatësisë etnike serbe, duke e kërcënuar më pas me sigurinë e jetës së saj. Gjashtë personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik, dy nga gjashtë të arrestuarit janë liruar pas dhënies së deklaratave të tyre”. Sipas tij, tre, nga katër të dyshuarit e tjerë, figuronin në sistemin e të dhënave policore për vepra të ndryshme  penale si “Sulm ndaj personave zyrtar” dhe “Armë mbajtje pa leje”. Ndaj katër të dyshuarve; N.Vujadinoviq (1985), G.Jezdimiroviq (1983), B.Todoroviq(1984) dhe I.Janiqijeviq (1989), është caktuar masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit publik dhe ndaj të katërve do të iniciohet paraqitje penale për “Kanosje” dhe “Sulm ndaj  personave zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.