2012/01/13 - 12:00
Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, prezantoi një varg të aktivitete të zhvilluara në vitin që shkoi, duke potencuar themelimin e teatrit profesionist, ndërtimin e qendrës kulturore në Bare, themelimin e qendrës rinore, organizimet tradicionale si "Drita e Minatorit", festivali i komedisë, botimin e revistës “Fjalë e valë", mbështetjen për klubet sportive dhe projektet
tjera milionëshe që do fillojnë të realizohen në Mitrovicë, siç janë qendra multidisplinare sportive, meremetimi i palestrës së sporteve sipas standardeve "FIBA 2" për garat ndërkombëtare etj.
"Kultura dhe Sporti në Mitrovicë-pjesë e pandashme e jetës së qytetarëve", ka qenë temë e debatit të organizuar nga Asociacioni i Shoqërisë Civile të Mitrovicës, në të cilën përveç drejtuesve të institucioneve të kulturës e sportit, përfaqësuesve të OJQ-ve të shumta që veprojnë në komunë, kanë marrë pjesë edhe këshilltarja e Ministrit të Kulturës të Kosovës Jehona Shyti dhe drejtori i DKRS-së në Mitrovicë Artan Osmani.
Këshilltarja e Ministrit të Kulturës të Kosovës, Jehona Shyti tha se shoqëria civile dhe mediat janë partnerë të qeverisjes së mire dhe se Ministria sportin dhe kulturën i sheh si boshtin kurrizor të shoqërisë sonë. “Ministria edhe në të ardhmen do mbështes projektet e qëndrueshme që kanë synim shtrirje dhe zhvillim të shoqërisë sonë", tha ajo.
Në vazhdim Shyti përmendi projektet e KE-së për qendrën multisportive dhe palestrën që do të financohen nga KE-ja dhe Ministria që do participojë me tetë milionë euro, me qëllim të krijimit të kushteve për artistët, sportistët dhe shoqërinë civile për aktivitete dhe organizime.
Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, prezantoi një varg të aktivitete të zhvilluara në vitin që shkoi, duke potencuar themelimin e teatrit profesionist, ndërtimin e qendrës kulturore në Bare, themelimin e qendrës rinore, organizimet tradicionale si "Drita e Minatorit", festivali i komedisë, botimin e revistës “Fjalë e valë", mbështetjen për klubet sportive dhe projektet
tjera milionëshe që do fillojnë të realizohen në Mitrovicë, siç janë qendra multidisplinare sportive, meremetimi i palestrës së sporteve sipas standardeve "FIBA 2" për garat ndërkombëtare etj.
Krerët e institucioneve tjera prezantuan punën dhe aktivitetet e zhvilluara në vitin që shkoi, duke kërkuar mbështetje më të mëdha për aktivitete, por edhe gjetjen e zgjidhjes për mëvetësi, si juridike, ashtu edhe financiare të tyre.