Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Tejkalohet parashikimi për të hyrat nga Tatimi në Pronë

2011/03/29 - 12:00

Sektori i Tatimit në Pronë i Kuvendit të Komunës, gjatë vitit 2010, ka arritur rezultate inkurajuese në evidentimin dhe  regjistrimin e objekteve të reja në databazen e shenimve dhe në inkasimin e mjeteve nga tatim obliguesit e komunës.
Menaxheri i Tatimit në pronë  Selim Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit që shkoi, në krahasim me vitin 2009, janë evidentuar dhe regjistruar edhe 1.036 objekte të reja, gjë që do të thotë se është shtuar edhe numri i përgjithshëm i faturave, nga 15.626  që kishte në vitin 2009, në 16.662 në vitin 2010. Ai ka thënë se sektori që ai drejton me sukses ka kryer edhe të gjitha obligimet tjera, e sidomos ato ndaj qytetarëve e që ishte lëshimi i vërtetimeve të ndryshme, kopjet e faturave të tatimeve etj. Sipas tij, gjatë vitit 2010, ky sektor ka lëshuar 17.350 vërtetime për qytetarët që janë në asistencë sociale, 2.641 vërtetime për qytetarë që kanë rregulluar punë të ndryshme në sektorin e kadastrit, 2.449 për pasaporta e letërnjoftime, 7.025 vërtetime për regjistrimin e automjeteve, 8.390 kopje të faturave etj.

Lidhur me inkasimin e tatimit në pronë për periudhën Janar – Dhjetor 2010, Mehmeti tha se janë realizuar 307.285,45 euro, ku muaji më i frytshëm ka qenë maji, me 44.328,27 euro të inkasuara, pastaj qershori me 37.590,43 euro, korriku me 35.923,51 euro, marsi me 28.921,61 euro, dhjetori me 28.486,37 euro etj.

E tëra kjo sipas selamit, paraqet një tejkalim të realizimit të të ardhurave nga tatimi në pronë prej, 9,75 për qind, pasi që ishte parapa realizimi i shumës prej 280.000 eurosh, ndërsa janë realizuar 307.285, 45 euro. “Edhe përkundër ngarkesës së madhe në punë dhe vështirësive të shumta që e përcjellin këtë sektor, si është bie fjala baza ekonomike shumë të dobët të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, është arritur një inkasim i kënaqshëm”, thotë Mehmeti.

Gjithnjë sipas tij, inkasomi ka mund të jetë edhe më i kënaqshëm, por në këtë ka ndikuar lirimi nga tatimi i  përfituesve të ndihmave sociale, i qytetaret të pjesës veriore të qytetit, të cilët janë shfrytëzues të pronave banesore, mos kryerja e obligimeve tatimore nga AKP–ja për objektet shoqërore të shitura në procesin e privatizimit, etj.

Shefi i sektorit të tatimit në pronë në komunën e Mitrovicës, Selim Mehmeti, propozon që të formohet një komision i nivelit ma të lartë, për vlerësimin e pasurisë së patundshme të Kombinatit “Trepça”, pasi që mendon se se shënimet për pronën e paluajtshme të  Kombinatit në vitin 2003 janë marrë nga librat kadastrave, të cilat nuk mundë të jenë reale.