Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U mbajt debati me qytetarë

2010/06/22 - 12:00

Për dallim prej herëve të tjera, në debatin e organizuar të martën me qytetarë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pasur pjesëmarrje të madhe. Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se janë në dijeni për problemet e qytetarëve, por mundësitë nuk janë të mëdha. “Sa i përket gjendjes ekonomiko-sociale të qytetarëve do të bëjmë një strategji në mënyrë që t’i ndihmojmë ata që janë në gjendje më të vështirë. Do të bëjmë një listë prioritare të tyre në mënyrë që t’i ndihmojmë”. Ai theksoi se shumë shpesh, qytetarët e kanë pyetur se pse po ecin punët aq ngadalë, mirëpo disa gjëra nuk vërehen shpejt. Kastrati u ka treguar banorëve  se aktualisht janë në realizim e sipër 160 projekte në pjesë të ndryshme të territorit të komunës. Në anën tjetër, qytetarët janë ankuar për gjendjen e rëndë ekonomike, mandej kanë kërkuar që më shumë t’i jepet rëndësi krijimit të vendeve të reja të punës.