2010/05/21 - 12:00
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Mitrovicës, për dy ditë rresht, të enjten dhe të premten në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë janë mbajtur garat e recituesve të rinj. Të enjten janë paraqitur 27 recitues të shkollave fillore, ku vendin e parë e ka fituar Njomza Tmava nga shkolla fillore “Fazli Grajqevci” në Shipol, vendin e dytë, Jehonë Hasani nga shkolla fillore “Andon Zako Çajupi”, ndërsa vendin e tretë, Bardha Smajli nga shkolla fillore “Migjeni”. Të premten është mbajtur gara për nxënësit e shkollave të mesme të komunës, ku janë paraqitur 11 recitatorë. Vendin e parë e ka marrë Selvie Kurti, nxënëse e gjimnazit “Frang Bardhi”, të dytin, Albert Dobreva nga shkolla e mesme ekonomike “Hasan Prishtina” dhe të tretin Arbenita Skuroshi nga gjimnazi “Frang Bardhi”. Fituesit janë përzgjedhur nga juria profesionale e përbërë nga aktori dhe regjisori, Selman Jusufi, magjistri i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Muharrem Peci dhe profesori i letërsisë dhe gjuhës shqipe, Iset Beka. Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, garat e recituesve të rinj i ka vlerësuar si një aktivitet të rëndësishëm që e mbështet kjo drejtori. Ai ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin aktivitetet rinore ashtu si këto gara tradicionale, të cilat sivjet janë mbajtur për herë të shtatë