2011/05/12 - 12:00
Mitrovicë, 12 maj
Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit të Komunës, në mbledhjen e 12-të rregullt, kryesuar nga Rrustem Musa, kryesues e në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, i ka propozuar Kuvendit të Komunës që të shpall interes të veçantë objektin e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, pasi që edhe me Planin e ri urbanistik të komunës, parashihet që aty të mbetet stacioni kryesor i autobusëve në qytet.

Anëtarët e KPF kanë përkrah propozimin e Komisionit Komunal për Parkun e Bizneseve për ndërprerjen e kontratave të atyre përfituesve të trojeve në këtë park, që nuk i kanë ndërtuar objektet afariste në afatin e paraparë ligjor dge shpalljen konkursit për përfitues të ri.
Edhe propozimi kryetarit të Komunës, Avni Kastrati për dhënien në shfrytëzim të një hapësire të tokës ndërtimore Bashkësisë Islame për ndërtimin e objektit të Xhamisë, është përkrahur unanimisht nga anëtarët e KPF dhe i është proceduar Kuvendit të Komunës për miratim.
Në këtë mbledhje i është dhënë viza për miratim në Kuvendin e Komunës, edhe propozim-vendimit për aprovim të tarifave për rregullimin e vendvarrimit dhe rezervim të vendvarrimit në varrezat e qytetit në Shipol.
Ndërkaq, Projekt-Rregullorja komunale mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesën e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore, i është kthyer propozuesit për plotësim. Anëtarët e KPF-së e kanë kthyer për shqyrtim paraprak në komitetin funksional përkatës, Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit RAE dhe më pastaj të shqyrtohet edhe në KPF.