U mbajt mbledhja e 13-të e KPF
2011/06/16 - 12:00
Drejtuar nga Rrustem Musa, kryesues i Kuvendit të Komunës, e në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, është mbajtur mbledhja e 13-të, e rregullt, e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)
Drejtuar nga Rrustem Musa, kryesues i Kuvendit të Komunës, e në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, është mbajtur mbledhja e 13-të, e rregullt, e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).
Në këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së, me vërejtje dhe sugjerime të vogla, aprovuan Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në Komunën e Mitrovicës; Projekt-Rregulloren mbi kriteret për llogaritjen dhe pagesën e tarifave për rregullimin e tokës ndërtimore, të cilat duhet të shqyrtohen edhe në mbledhjen e Kuvendit të Komunës për të marrë plotfuqishmërinë.
Po ashtu, KPF përkrahu edhe Propozim-Vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore me destinim për ndërtimin e tri barnatoreve në afërsi të spitalit në “Bair”; Propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore me destinim për vendosjen e kontejnerit për ofrimin e shërbimeve të internetit; Propozim-vendimin për ridestinimin e mjeteve të buxhetit të komunës dhe Propozim-vendim për obligimin e bizneseve dhe ekonomive familjare në lidhje me obligimet e të njëjtëve ndaj KRM “Uniteti”, vendime të cilat duhet të miratohen edhe nga Kuvendi i Komunës.
Anëtarët e KPF-së njëzëri i propozuan Kuvendit të Komunës, që Qendra Komunale e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, të merr emrin e mjekut të shquar e të njohur mitrovicas, Dr. Nexhat Quni.