Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U mbajt mbledhja e radhës e bordit të Drejtorëve

2018/12/10 - 3:11

Drejtuar nga nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Fillimisht fjalën e mori drejtori i Inspekcionit, Hysni Ahmeti, i cili kërkoi nga bordi që të merret një vendim për pompat e benzinës të cilat punojnë nga ora 24:00, kështu që ekzekutivi u pajtua për subjektet afariste të cilat merren me shitjen e karburanteve dhe lubrifikanteve, në rast të zgjatjes së orarit të punës duhet të bëjnë kërkesën sipas rregullores komunale nr. 03/2014 , “Për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Mitrovicës”.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, diskutoi për Draft-Raportin e performancës për inaksimin e të hyrave vetanake duke thënë se gjatë javës do të mblidhen të gjithë drejtorët dhe do të përpilojnë planin e veprimit për implementimin e të gjeturave nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Ndërsa shefja e kabinetit, Mevlyde Shala, i njoftoj anëtarët e bordit lidhur me Draft-planin e punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2019 e cila kërkoi nga drejtorët e drejtorive përkatëse që ta plotësojnë me pikat që mendojnë ti procedojnë për shqyrtim në Kuvend në vitin 2019.

Po ashtu shefja e kabinetit, Shala, njoftoi të pranishmit edhe me organizimin e tubimit të dytë publik për vitin 2018 i cili do të mbahet të enjten me datën 20.12.2018 ku do të shpaloset puna e ekzekutivit për gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2018 dhe qytetarët mund të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje, kërkesa, propozime apo edhe komente.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, njoftoi ekzekutivin se sonte në ora 20:00 do të bëhet hapja e sheshit festiv ku do të përformojë këngëtarja e njohur Flaka Krelani.