Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U miratua Plani rregullues i lagjes “Qendra”

2011/07/18 - 12:00

Kuvendi i Komunës, mbledhjen e rregullt,  të 19-tën me radhë,  mbajtur të hënën, nën drejtimin e Rrustem Musës, kryesues i Kuvendit të Komunës dhe në prani të kryetarit të Komunës, Avni Kastrati, miratoi Planin rregullues të lagjes “Qendra”, të qytetit, hartuar nga Kompania “Lin-Projekt”, nga Mitrovica.
Para se të filloj mbledhja, kryesuesi Musa ua dha fjalën përfaqësuesve të disa grupeve të qytetarëve që nbanojnë në këtë lagje, të cilët para këshilltarëve parashtruan vërejtjet dhe kërkesat e tyre.
 
Në vazhdim përfaqësuesi i “Lin-Projetit”, Fejzullah Haxhani, ju tha anëtarëve të KPF-së se në hartimin e këtij plani kanë marrë pjesë 20 ekspertët më të dalluar të kompanisë, të fushave të ndryshme.
Haxhani tha se Plani Rregullues Urban “Qendra” përfshin mbi 100 hektarë sipërfaqe të zonës urbane të qendrës së qytetit, të përkufizuar me Planin Zhvillimor Urban. Ai shtoi se në të gjitha fazat e përgatitjes së planit kanë qenë të inkuadruar pronarët e shtëpive, banesave dhe pronave që i përfshinë kjo zonë, përmes organizimit të diskutimeve të shumta publike, gjë që dëshmon edhe një numër i madh i propozimeve, sugjerimeve dhe vërejtjeve që ata kanë bërë.
Sipas tij, synimet kryesore të Planit Rregullues Urban “Qendra”, janë krijimi i bazave, kushteve dhe hapave të nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm urban, ekonomik, social dhe ekologjik, për periudhën kohore për 20-25 vitet e ardhshme.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës, në një diskutim prej dy orësh, i shtruan shumë pyetje të ndryshme Haxhanit dhe bënë vërejtjet e tyre lidhur me planin. Duke parë se është e nevojshme harmonizimi i qëndrimeve lidhur me planin, midis subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend, kryesuesi Musa ndërpreu mbledhjen, me qëllim që kryetarët e grupeve të këshilltarëve të takohen dhe të bisedojnë për harmonizimin  e dallimeve.
Pasi që u kthyen në sallë, kryesuesi Musa i njoftoi këshilltarët se është arritur pëlqimi për problemi kryesor të theksuar, që koeficientet  e parapara për ndërtime me Planin rregullues “Qendra”, të rriten në mënyrë lineare për një koeficient, ndërsa që koeficienti për ndërtimet afër segmenteve rrugore maksimumi të jetë 4.5.
Pas këtij njoftimi, këshilltarët e pranishëm të Kuvendit të Komunës, me vetëm një abstenim miratuan Planin rregullues të lagjes “Qendra”.
Po ashtu, këshilltarët e KK në këtë mbledhje, me shumicë votash, miratuan edhe Propozim-vendimin për ridestinimin e  mjeteve të buxhetit të komunës.