Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U përmbyllen “Ditët e kulturës”

2010/06/20 - 12:00

Me një drekë me ushqime tradicionale në Shalë të Bajgorës është përmbyllur manifestimi tradicional “Ditët e kulturës” që është organizuar nga Komuna e Mitrovicës.  Artan Osmani, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, tha se gjatë 20 ditëve ka pasur aktivitete të shumta që e kanë ngjallur jetën kulturore në Mitrovicë. Osmani theksoi se promovimi i vlerave tradicionale është një prej formave të punës së tyre, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij aspekti për zhvillimin e gjithmbarshëm. “Në kuadër të  “Ditëve të kulturës” janë mbajtur aktivitete të ndryshme kulturore, sportive etj. “Ka pasur promovime librash, mandej aktivitete teatrale, si Festivali i komedisë, ekspozita, koncerte me ansamble folklorike, turnire sportive etj”

Drejtori Osmani potencon se në përgjithësi ka qenë një periudhë shumë e ngjeshur me aktivitete. “Është parë një interesim në rritje i qytetarëve dhe ky ka qenë inkurajimi më i mirë për që të vazhdohet edhe më tutje”. Sipas tij, për “Ditët e kulturës” janë  ndarë rreth 7 mijë euro.