Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U përuruan hapësirat e reja të Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha”

2011/06/02 - 12:00

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, në prani të drejtorit të  Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Artan Osmani,  drejtorit Murteza Berisha dhe shumë fëmijëve, nxënësve e studentëve, lexues të rregullt, ka bërë hapjen solemne të hapësirave të Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha”, e cila këto ditë  është vendosur në objektin që deri tash është shfrytëzuar nga Qendra Rajonale e OSBE-së.

Osmani dhe Berisha me këtë rast e kanë njoftuar kryetarin Kastrati me kushtet e punës së bibliotekës dhe problematikën e përgjithshme të saj. Ata u shprehën të jenë të kënaqur me hapësirën e re ku janë vendosur, duke thënë se, ndonëse kanë përfunduar vetëm 80 për qind të punëve të rregullimit të paraparë të hapësirës së bibliotekës, janë krijuar kushte shumë të mira për punë, madje edh më të mira se në objektin ku ajo ka funksionuar dekada të tëra, i cili kohë më parë është privatizuar.
Meritat kryesore për këtë, ata i adresuan tek kryetari Kastrati, për të cilin thanë se është angazhuar maksimalisht, jo vetëm për gjetjen e hapësirës për vendosjen dhe funksionimin e bibliotekës, por edhe për pajisjen e saj përbrenda, përkatësisht të sektorëve, me qëllim që ajo funksionoj sa më mirë dhe pa probleme.
Edhe lexuesit e rregullt, nxënës dhe studentë, që ishin të pranishëm në këtë akt solemn, kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Kastrati, duke thënë se kanë hapësirë të mjaftueshme dhe kushte optimale për leximin dhe hulumtimin e literaturës shkollore e shkencore që ata e shfrytëzojnë në bibliotekë.
Kryetari Kastrati, pasi ju uroj punë të mbarë lexuesve dhe punëtorëve të bibliotekës, tha se institucionet përkatëse të komunës dhe ai personalisht edhe në të ardhmen do të përkujdesen që biblioteka të ndihmohet, sidomos me prurjen e librave të rinj dhe literaturës së nevojshme për studentët. Po ashtu, ai ju tha drejtorëve se shpreson që disa probleme të vogla, të cilat ata i përmendën, do të tejkalohen së shpejti.