2010/06/17 - 12:00
Drejtuesit e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta Etnike dhe mysafirë të shumtë kanë marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të degës së kësaj shoqate në Mitrovicë. Adem Qollaku, kryetar i degës së kësaj shoqate, falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në aktivitet e saj gjatë 20 viteve të kaluara. Tha se është bërë shumë që shumë njerëz të binden që mos të largohen nga Kosova. Sipas tij, në rajonin e Mitrovicës, pas dëbimit të punëtorëve nga puna dhe represionit të vazhdueshëm nga ana e regjimit serb më shumë se në çdo pjesë tjetër të Kosovës njerëzit kanë msyer mërgimin. Ndërsa, Jahja Lluka, kryetar i kësaj shoqate në nivel qendror, tha se institucionet e vendit duhet të kenë më shumë vëmendje për mërgimtarët. Ai ka kritikuar institucionet për mos gjetjen e një vendi për vendosjen e shtatores së Sherif Vocës, i cili kishe shqyer në parlamentin serb marrëveshjen turko-jugosllave për vendosjen e shqiptarëve në Anadoll. Poashtu ai ka kritikuar edhe për mosrivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini. Lluka tha se megjithë rrethanat e reja puna dhe misioni i kësaj organizate nuk ka përfundua. Sipas tij, megjithë problemet dhe procesin e komplikuar do të vjen koha për liberalizimin e vizave edhe për Kosovën. “Liberalizimi i vizave nuk duhet parë si mundësi për braktisjen e vendit”, tha ai