Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

U themelua çmimi “Kadri Kadriu” dhe “Lah Nimani”

2010/10/28 - 12:00

Me shumicë votash në KK u vendos themelimi i  çmimit “Kadri Kadriu” dhe “Lah Nimani”, ndërsa draft-rregullorja për këto çështje të shtyhet. Artan Osmani, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se është shumë me rëndësi të ekzistoj një rregullore për ndarjen e këtyre çmimeve. Megjithëse pikat e rendit të ditës ishin të ndara, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në seancën e së enjtes shpesh herë nuk kanë mundur të bëjnë këtë dallim dhe kanë folur në përgjithësi për tri ose më tepër pika përnjëherë. Kjo ka ndodhur kur kryesuesi i KK-së, Rrustem Musa, ua ka dhënë fjalën këshilltarëve që të debatojnë për propozim-vendimin për themelimin e titullit “Qytetar nderi”. Këshilltarët mandej përreth një orë kanë debatuar për propozim vendimin për themelimin e çmimit “Kadri Kadriu”, themelimin e çmimit “Lah Nimani” dhe për shqyrtimin e draft-rregullores për dhënien e titullit “Qytetar i merituar” dhe çmimeve “Kadri Kadriu” e “Lah Nimani”.  Në fund me shumica votash u vendos themelimi i  çmimit “Kadri Kadriu” dhe “Lah Nimani”, ndërsa draft-rregullorja për këto çështje të shtyhet. Artan Osmani, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se është shumë me rëndësi të ekzistoj një rregullore për ndarjen e këtyre çmimeve. Në këtë seancë të KK-së  u miratua edhe propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës së KK-së, ndërsa u shty propozim-vendimi për dislokimin e Qendrës rajonale për aftësime profesionale. Në fund u dha edhe një informatë e kryetarit të komunës për gjendjen e sigurisë.