Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Vazhdohen kontratat e bursave për 38 studentë

2010/12/03 - 12:00

Prej 77 studentëve sa kanë qenë përfitues të bursës për vitin akademik 2009/2010 e nga komuna e Mitrovicës, sivjet 38 prej tyre i kanë vazhduar kontratat për këto bursa në shumë prej 50 eurosh. Ndërsa pesa tjetër e këtyre studentëve ka diplomuar ose nuk i kanë përmbushur kriteret për të vazhduar kontratat për bursë. Është fjala për studentë nga komuna, që studiojnë në fakultete të ndryshme. T: Komuna ndihmon studentët me bursa

Mitrovicë, 3 dhjetor – Prej 77 studentëve sa kanë qenë përfitues të bursës për vitin akademik 2009/2010 e nga komuna e Mitrovicës, sivjet 38 prej tyre i kanë vazhduar kontratat për këto bursa në shumë prej 50 eurosh. Ndërsa pesa tjetër e këtyre studentëve ka diplomuar ose nuk i kanë përmbushur kriteret për të vazhduar kontratat për bursë. Është fjala për studentë nga komuna, që studiojnë në fakultete të ndryshme.

Në emër të komunës kontratat i ka nënshkruar kryetari i komunës, Avni Kastrati, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga ana e përfituesve, ka marrë pjesë nënkryetari i komunës, Rizah Haziri. Ai me këtë rast i ka përgëzuar studentët përfitues të bursës duke ju thënë se ata i kanë merituar ato, pasi që kanë treguar sukses në studime. Haziri ju ka thënë studentëve se kryetari Kastrati dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë qenë dhe janë shumë të interesuar që brenda mundësive buxhetor që ka komuna, të ndihmojnë shkollimin dhe arsimin e të rinjve dhe këtë e dëshmon edhe ky moment i nënshkrimit të kontratave për përfitimin e bursës.  “Jam i bindur se ju si përfitues të bursës jeni studentë të mirë dhe  keni arritur sukses të lartë në studime, andaj edhe jeni përzgjedhur si përfitues. Ne kemi bërë përpjekje që duke respektuar kriterin për suksesin e arritur në studime, si përfitues të bursës të përzgjidhen studentët me gjendje më të rëndë ekonomike”, ka thënë Haziri. 

Ai ka shprehur bindjen se këta studentë pas mbarimit të studimeve, duke u inkuadrua në fushat për të cilat kanë mbaruar studimet, do të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve të komunës dhe do të ndihmojnë zhvillimin e gjithanshëm të komunës. Ai ka njoftuar se përveç vazhdimit të kontratave me 38 përfitues të bursës nga vitit i kaluar Komuna e Mitrovicës ndërkohë ka hapur konkursi edhe për 40 bursa të tjera.