Republika e Kosoves

Mitrovicë e Jugut

Vazhdojnë përgatitjet për vëllazërimin e Mitrovicës dhe Valfabrikës

2012/01/13 - 12:00

Kapiteni Geremia e ka njoftuar kryetarin Kastrati  me ecurinë e përgatitjeve për binjakëzimin e dy komunave dhe fillimin e bashkëpunimit intensiv në fusha të ndryshme. Ata kanë bërë të ditur se më datën 22 të këtij muaji, do të sjellin në Mitrovicë ndihma në pajisje dhe material tjetër të nevojshëm për shkollat e komunës.

Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, bashkë me nënkryetarin Rizah Haziri dhe drejtorët Ali Bejta e Artan Osmani, ka pritur përfaqësuesit e Njësitit “Bravo Coy” të karabinierëve italianë që veprojnë në kuadër të KFOR-it, me në krye kapitetin Geremia Lugibello, me të cilët ka biseduar për intensifikimin e komunës së Mitrovicës me komunën italiane Valfabrika, me qëllim të binjakëzimit.

Kapiteni Geremia e ka njoftuar kryetarin Kastrati  me ecurinë e përgatitjeve për binjakëzimin e dy komunave dhe fillimin e bashkëpunimit intensiv në fusha të ndryshme. Ata kanë bërë të ditur se më datën 22 të këtij muaji, do të sjellin në Mitrovicë ndihma në pajisje dhe material tjetër të nevojshëm për shkollat e komunës.

Kryetari Kastrati edhe në këtë takim ka shpreh respektin dhe falënderimin për punën e mirë që janë duke e bërë karabinierët italianë sa i përket rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e rtyre që të ndihmojnë në forma të ndryshme qytetarët e Mitrovicës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë edhe në realizimin e projekteve tjera të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Në veçanti u fol për mbështetje sa i përket projekteve që kanë të bëjnë me ambientin, mandej riciklimit të mbeturinave etj., pasi që këto janë projekte të shtrenjta dhe Komuna e Mitrovicës nuk ka mundësi që me buxhetin vetjak të bëj shumë në këtë drejtim.