Bedri Hamza u lind me 8 Nëntor 1963 në Klinë të Epërme.
Ai ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës në vitin1987, është Magjistër i Ekonomisë dhe Kandidat për PhD në Universitetin e Tiranës.
Bedri Hamza ka filluar punën si Shef i Kontabilitetit dhe Financave në Metalurgjinë e Plumbit, në “Trepçë” në vitet 1987 – 1990 si dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në biznese private (1990-1998).
Ka qenë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës (2000 – 2003); zëvendës Ministër për Ekonomi dhe Financa, Qeveria e Kosovës (2008 – 2011); Ministër i Financave, Qeveria e Kosovës ( 2011 – 2013); Guvernator i Bankës Qendrore ( 26/03/2013 – 09/2017 ); Ministër i Financave , Qeveria e Kosovës ( 2017 – 2020 ); Deputet në Parlamentin e Kosovës(2020).
Shef i Grupit Parlamentar dhe kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës (Shkurt 2021- Tetor 2021).
Profesor në Universitetin AAB në Prishtinë që nga viti 2017 e tutje, ku ligjëron lëndët: Macroekonomi 2 dhe Menaxhment Bankar.
Pas fitores si Kryetar Komune në zgjedhjet e Tetorit 2021, hoqi dorë nga mandati i deputetit.
Detyrën e Kryetarit të Komunës e mori me 26 Nëntor 2021.
Ky është mandati i tij i parë si kryetar Komune në Mitrovicë.
Nga gjuhët e huaja flet Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Serbo-Kroate.
Bedri Hamza jeton në Mitrovicë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
CV e kryetarit Bedri HAMZA
PËRGJEGJËSITË
Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës
Neni 48
Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e Ligjit dhe Statutit të Komunës, ushtron përgjegjësitë e përcaktuara si vijon:
a. Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
b. Udhëheq Ekzekutivin e Komunës dhe Administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;
c. Ekzekuton aktet juridike të Kuvendit të Komunës;
d. Emëron dhe shkarkon Nënkryetarin e Komunës dhe ia propozon Kuvendit të Komunës kandidatin për Nënkryetar të Komunës për komunitete;
e. Nxjerr urdhëresa dhe vendime brenda fushës se kompetencave të tij;
f. Thërret dhe kryeson mbledhjet e Bordit të Drejtorëve dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës së tij;
g. Emëron dhe shkarkon drejtorët e drejtorive komunale;
h. Shpall, rekruton dhe e largon Udhëheqësin e Personelit, në pajtim me Ligjin e aplikueshëm për Shërbimin Civil;
i. Paraqet propozim-buxhetin për miratim pas mbajtjes së konsultimeve të nevojshme në Kuvendin e Komunës dhe është përgjegjës i drejtpërdrejt për zbatimin e tij në pajtim me procedurat ligjore;
j. Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj apo kurdo herë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
k. Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij, të cilët i ndihmojnë në kryerjen e detyrave;
l. Organizon punën dhe drejton politikën e Komunës;
m. Propozon akte, vendime dhe rregullore komunale, të cilat i miraton Kuvendi i Komunës;
n. Kujdeset për zbatimin e legjislacionit që ka të bëjë me përgjegjësitë e Komunës;
o. I propozon Kuvendit të Komunës miratimin e rregullores së veçantë mbi kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorëve të drejtorive;
p. I propozon Kuvendit konstituimin, organizimin dhe mënyrën e punës së organeve komunale, si dhe krijimin e institucioneve dhe ndërmarrjeve;
q. E bënë caktimin apo ndarjen dhe koordinimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive në mes të drejtorive sipas nevojës, duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
r. Kujdeset për realizimin e publicitetit të punës së Kuvendit në raport me institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe komunat e tjera;
s. Bartë përgjegjësitë tek anëtarët e Bordit të Drejtoreve dhe mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të bartura;
t. Propozon projekte për zhvillimin komunal, planet rregullative dhe investuese dhe projekte tjera sipas nevojës;
u. Mund të kërkojë nga Kuvendi i Komunës që ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsideron se akti në fjalë e cenon legjislacionin në fuqi apo interesin e komuniteteve;
v. Konsultohet me Nënkryetarin për komunitete për çështjet që kanë të bëjnë më komunitetet jo shumicë në Komunë;
w. Në marrëveshje me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës e cakton rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit dhe merr pjesë aktive në mbledhjet e Kuvendit, Komitetit për Politikë dhe Financa dhe në mbledhjet e komiteteve dhe komisioneve tjera;
x. Kujdeset për zbatimin e Statutit dhe Rregullores së punës;
y. Ushtron edhe kompetenca të tjera të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij.
KABINETI
Valon Hetemi
Shef i Kabinetit të Kryetarit
e-mail: Valon.Hetemi@rks-gov.net
Tel: +383(0) 45 881 681
Ardian Jashari
Zyrtar Administrativ
e-mail: Ardian.m.Jashari@rks-gov.net
Tel: +383(0) 44 214 302
Majlinda Kozgori
AsistentVendim – Miratohet Plani per Integritet ne Komunen e Mitrovices se Jugute Administrative
e-mail: Majlinda.Kozgori@rks-gov.net
Tel: +383(0) 28 530 201
Besart Haziri
Zyrtar për Marrëdhënie me Publikun
e-mail: Besart.Haziri@rks-gov.net
Tel: +383(0) 28 530 201