Përkujtohet Masakra e Izbicës
2011/03/29 - 12:00
… e cila njihet si masakra me më se shumti viktima, 147 civilë të moshës 1-104 vjeç, trupat e 39 prej të cilëve ende nuk janë gjetur. Komuna e Skenderajt nga lufta ka dalë me 1311 të rënë, duke e bërë komunën me më se shumti të rënë gjatë luftës së UÇK-së
Sipas dëshmitarëve, forcat serbe kishin rrethuar natën mes 27-28 marsit, rreth 10 mijë banorë të disa komunave të kësaj ane që ishin strehuar në atë fshat. Pasi ishin plaçkitur, kishin ndarë meshkujt dhe kishin kërkuar nga 1000 DM për secilin që të mos i ekzekutojnë, por edhe pse kishin marr para nga disa prej tyre, megjithatë i kishin ekzekutuar. Gratë e fëmijët i kishin nisur për Shqipëri, kurse 130 civilë të moshave të ndryshme prej 1-104 vjeç, i kishin ndarë në grupe të vogla dhe i kishin ekzekutuar.
Duke folur para të pranishmëve, Fadil Nura, nënkryetar i Komunës se Skenderajt, ka thënë se kur lufta e popullit tonë e udhëhequr nga UÇK-ja po kalonte muajt e fundit drejt lirisë, ndodhen maskara të papara në shenjë hakmarrje nga humbjet e njëpasnjëshme që merrnin në frontet e luftës nga UÇK-së dhe aleati i saj, NATO. “Ky gjak i derdhur i dha frymëzim dhe fuqi luftës çlirimtare, i dha kuptim lirisë së fituar dhe po i jep shpirt pavarësisë dhe shtetësisë së atdheut tonë”, ka përfunduar ai.
Për masakrën e Izbicës foli Xhavit Aliu, ndërkaq në emër të familjarëve të pranishmit i përshëndeti Petrit Beqiri.
Izbicë, 28 mars – Me një tubim popullor në afërsi të vendit të krimit dhe varrezave të këtushme, është shënuar 12 vjetori i Masakrës së Izbicës…