Republika e Kosoves

Skënderaj

Komitetet

Neni 45 i Statutit të Komunës

Komitetet e përhershme

45.1  Kuvendi i  komunës themelon komitetet : Komitetin për Politikë e Financa dhe Komitetin për Komunitete si komitete të përhershme.
45.2  Kuvendi i komunës themelon komitete të tjera për të cilat konsideron se janë të nevojshme për kryerjen e përgjegjësive të tyre .
45.3  Nëse nuk parashifet ndryshe me ligj , komitetet reflektojnë përbërjen e kuvendi të komunës.

Neni 46Komiteti për politikë e financa

46.1  Komiteti për politikë dhe financa kryesohet nga kryesuesi i kuvendit të komunës dhe përbërja e tij duhet të reflektojë përfaqësimin e entiteteve politike në kuvendin e komunës.
46.2  Komiteti për politikë dhe financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave , dokumenteve fiskale dhe financiare, planeve dhe iniciativave , duke përfshirë dokumentet e planifikimit strategjik, kornizën vjetore buxhetore afatmesme, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatimet, tarifat dhe pagesat , planin vjetor të punës për auditimin e brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm  dhe çdo ndryshim të buxhetit gjat vitit fiskal si dhe për marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimin e rekomandimeve në kuvendin e komunës.
Neni 47Komiteti i komuniteteve
47.1  Komiteti për komunitete përfshinë në radhët e veta shumicën e thjeshtë nga anëtarët e kuvendit të komunës , anëtarët tjerë janë përfaqësuesit e komuniteteve. Çdo komunitet që jeton në komunë përfaqësohet nga, së paku një përfaqësues në komunitetin për komunitete. Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në komunë e përbëjnë shumicën e anëtarëve të komitetit të komuniteteve.
47.2  Komiteti i komuniteteve është përgjegjës për shqyrtimin e përputhshmërisë së autoriteteve komunale me ligjin në zbatim dhe për shqyrtimin e të gjitha politikave komunale, praktikave dhe aktiviteteve për t’u siguruar se të drejtat dhe interesat e komuniteteve respektohen plotësisht. Komiteti gjithashtu i rekomandon kuvendit të komunës masat që duhet të ndërmiren për të siguruar jetësimin e dispozitave që kanë të bëjnë me nevojën e komuniteteve për t’u avancuar , shprehur , mbrojtur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor , fetar dhe gjuhësor , si dhe për të siguruar mbrojtje adekuate të të drejtave të komuniteteve brenda komunës.
   
      I. Formohet Komiteti për Politik dhe Financa në përbërje prej 7 ( shtatë) anëtarëve, me këtë përbërje:
  1. Fatbardha Haliti Kryesuese e Kuvendit të Komunës,
  2. Azem Gashi – subjekti politik PDK
  3. Ilir Ejupi,
  4. Lavdije Geci – subjekti politik PDK
  5. Drenusha Hajzeri – Geci – subjekti politik AKR
  6. Hysni Mehani – subjekti politik Vetëvendosje
  7. Donika Rushiti – subjekti politik Iniciativa Qytetare 41000.

 

  • Detyrat dhe përgjegjësit e komitetit për politik dhe financa janë të përcaktuar me Ligjin për vetëqeverisje lokale, udhëzimin administrativ për procedurat e themelimit përbërjes dhe kompetencat e komiteteve të përhershme të komunës, Statutit të Komunës, si dhe rregulloren e punës së Kuvendit.
  • Mandati i anëtarëve komitetit për politik dhe financa është 4 vjeçar i njëjtë me mandatin e anëtarëve të              Kuvendit.

      II. Formohet Komiteti për mbrojtje dhe shpëtim në përbërje prej 7 ( shtatë) anëtarëve e të cilit janë si në        vijim.

  1. Musa Fazliu, subjekti politik PDK,
  2. Naser Bajraktari, subjekti politik PDK,
  3. Adelina Spahiu, subjekti politik PDK,
  4. Vjollca Ramadani, subjekti politik Vetëvendosje,
  5. Isa Fejzullahu, subjekti politik LDK,
  6. Berat Dajaku, subjekti politik Fjala,
  7. Beqir Veliu, subjekti politik Nisma Socialdemokrate.
  • Detyrat dhe përgjegjësit e komitetit për mbrojtje dhe shpëtim janë të përcaktuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës si dhe udhëzimin administrativë nr. 03/2014, për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në Komunë.
  • Mandati i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim zgjatë 4 vite, aq sa ka mandat Kuvendi.

      III. Formohet Komiteti për Komunitete në përbërje prej 7 ( shtatë) anëtarëve e të cilit janë si në vijim.

  1. Millotin Kovaçeviq,
  2. Gordana Tomiq,
  3. Fatlume Kodra – subjekti politik PDK
  4. Bozhidar Tomasheviq,
  5. Lavdim Muharremi,
  6. Agron Kajtazi,
  7. Qazim Xani

 

  • Detyrat dhe përgjegjësit e komitetit për komunitete janë të përcaktuara me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Statutin e Komunës si dhe udhëzimin administrativë nr. 03/2014, për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në Komunë.
  • Mandati i komitetit për komunitete zgjatë 4 vite, aq sa ka mandat Kuvendi.